RMV, Sindikata e policisë kërkon që Qeveria të miratojë dekret për pagesën e shpërblimit për punonjësit policorë

Sindikata e policisë reagoi ndaj deklaratës së djeshme të ministres së Financave rreth pagesës së shpërblimit për zyrtarët policorë dhe kërkon që Qeveria në seancën e sotme të pranojë kërkesën e ministrit Naqe Çulev për të paguar kompensim në para prej 15.000 denarëve për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Si sindikatë, konsiderojmë dhe besojmë se punonjësit e MPB-së meritojnë shumë më tepër sesa 15.000 denarë të propozuara deri tek Qeveria nga ministri Naqe Çulev. Po, ato janë të pakta, por ata me siguri do të lënë shenjë kënaqësie në këto periudha të vështira dhe të mundimshme, si shpërblim për rrezikun e përditshëm të marrë nga punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ne gjithashtu besojmë se pas përfundimit të krizës, punëtorët në MPB përsëri do të shpërblehen”, thonë nga Sindikata.

Në letrën e drejtuar deri tek Qeveria, Sindikata pret që Qeveria të mbledh forca dhe të merr vendim që, siç thonë ata, të mund të rivendosin besimin në profesionin “polic”.

Kujtojmë se, ministri i Brendshëm Naqe Çulev më parë, si dhe të gjithë ministrat e tjerë, ka ofruar të shkurtohet buxheti i policisë për 1.4 milionë euro kur është përgatitur rebalanci i buxhetit, ndërsa pasi shifrat janë rregulluar dhe përllogaritjet janë mbyllur, përmes Facebook-ut kërkoi 15.000 denarë për secilin polic.

Ministrja e financave Nina Angellovska në konferencën për shtyp tha se Ministri Çulev ishte bashkëpunues në bërjen e buxhetit plotësues dhe kishte dorëzuar propozim për shkurtim të 88 milionë denarëve nga MPB-ja.

Sipas saj, shteti aktualisht nuk ka mundësi të jep shpërblim për policët.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Çulev, sipas të cilit, shkurtime janë bërë me propozim të Ministrisë së Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button