fbpx

Maqedonia e Veriut në karantinë prej të dielës deri të martën

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë vendosi që ora policore të jetë prej të dielën në ora 11:00 deri të martën në ora 05:00, njofton Portalb.mk.

“Ndalohet lëvizja e qytetarëve në gjithë territorin nga e diela (24 maj) në ora 11:00 deri të martën (26 maj) në 05:00”, njoftoi Qeveria.

Të shtunë ora policore do të jetë e njëjtë, prej ora 19:00 deri në ora 05:00 të dielën.

Komisioni për sëmundje ngjitëse kishte propozuar deri te Qeveria futjen e vendit në karantinë për fundjavë, ndërkohë Bashkësia Fetare Islame nuk e mirëpriti një propozim të tillë, duke u shpreh për kryerjen e namazit të Bajramit të dielën në xhami.

“Vënia e orës policore ashtu siç është paralajmëruar do të irritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz 15 minuta, ndërsa namazi i sabahut do të falet në shtëpi. Riaseti i BFI-së, për shkak situatës me pandeminë ka hequr dorë prej organizimit dhe manifestimit qendror të Fitër Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami. Nëse vendosni që gjatë vikendit në tërësi të futet në orë policore, atëherë ju si organe kompetente do ta humbni besimin te besimtarët islamë, duke e pasur parasysh se vendi ynë gjendet para zgjedhjeve parlamentare”, thanë nga BFI.

Dje BFI i publikoi dhe rekomandimet për faljen e namazit të Fitër Bajramit, ndërkaq menjëherë pas asaj, gjatë mbrëmjes reisi Sulejman Rexhepi, tha se Kryesia e BFI është vërshuar me njoftime nga muftinitë dhe hoxhallarët e tyre se policia po i merr në telefon imamët dhe po ndikon mbi ata që të mos falin namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë me qëllim për të bërë presion.

“Një veprim të këtillë të policisë nuk kemi si të mos e vlerësojmë si shkelje dhe ndërhyrje në autonominë e BFI, njëherit shkelje flagrante të patolerueshme të Konventave Ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit fetare, Karta e OKB dhe Konventa Evropian për të drejtat e njeriut “neni 9 të drejtat dhe lirit fetare”, deklaroi Rexhepi, duke shtuar se po bëhet organizim serioz për faljen e Fitër Bajramit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gati një muaj i ka lehtësuar masat gjatë vikendeve, gjegjësisht ora policore është në orarin e njëjtë me ditët e tjera të javës, prej në 19:00 deri në orën 05:00.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit në lidhje me gjendjen e KOVID-19 në vend raportoi se Instituti i Shëndetit Publik  ka regjistruar 23 raste të reja me virusin korona, 1 person ka ndërruar jetë, ndërkaq 9 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.921, të shëruarve 1.387, ndërkaq të vdekurve 112. Për momentin në vend kemi 422 raste aktive

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close