Mançevski: Procesi i zgjedhje të vazhdojë prej ku ka mbetur, zgjedhjet të mbahen më 21 qershor

Damjan Mançevski, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë shprehet I bindur sikurse lideri i tij Zoran Zaev, se zgjedhjet duhet të mbahen në fund të qershorit, më saktë më 21 qershor, transmeton Portalb.mk.

Ai e vlerëson të rrezikshme mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë.

“Në momentin kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdojnë zgjedhjet atje ku kanë mbetur”, deklaroi Mançevski.

Ai thekson se përfundimi i zgjedhjeve, gjegjësisht mbajtja e zgjedhjeve duhet të vendoset me konsensus.

“Fakt është se kemi qëndrime të ndryshme, por jam i bindur në kompromis sepse rreziku është shumë i madh, nëse i lëmë zgjedhjet për në vjeshtë, me të vërtetë rreziku është i madh që të shpërthejë valë e re e virusit”, deklaroi Mançevski.

Ai vlerëson se kushtet janë për zgjedhje, derisa vazhdohet me lehtësimin e masave si hapja e kopshteve dhe hapja e kufijve me fqinjët.

“VMRO-DPMNE-ja kërkon ulje të masave, ndërsa nuk dëshiron zgjedhje”, theksoi ai, duke përkujtuar vendet e rajonit që do të mbajnë zgjedhje në muajin e ardhshëm.

Ai sqaroi se të premten do të vendoset në Qeveri në lidhje me orën policore për fundjavë, pas propozimit të Komisionit për shëndetësi që në fundjavë të ketë karantinë të plotë.

Ndryshe, ora policore të zgjatë prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Ky është propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dorëzuar në Qeveri. Në seancën qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button