Te Juventusi nuk ka të infektuar me koronavirus

Juventusi ka konfirmuar se të gjitha testet për COVID – 19 kanë rezultat negativ, kështu që Gonzalo Higuain dhe Adrien Rabiot do të kthehen në stërvitje të premten, transmeton Koha.net.

Klubi i madh italian ka lëshuar komunikatë të enjten, duke njoftuar tifozët për situatën me koronavirus.

“Ka disa ditë që lojtarët e Juventusit bëjnë stërvitje individuale në grupe të vogla, duke mbajtur distancën. E tërë skuadra ka bërë testimin që është kthyer me rezultat negativ. Në ditët në vazhdim stërvitjet do të vazhdojnë në grupe më të mëdha”, thuhet në njoftim.

Blaise Matuidi, që ishte me COVID-19 në mars, dhe Sami Khedira po ashtu janë paraqitur në stërvitje të enjten.

Sipas Corriere dello Sport, Higuain dhe Rabiot do të lejohen në stërvitje të premten.

Ata janë kthyer më vonë se të tjerët në Itali dhe për këtë është dashur të qëndrojnë të izoluar.

Rregullat janë lehtësuar së fundi, duke i lënë të lirë lojtarët nëse ata dalin negativ në dy teste brenda 48 orëve.

E njëjta gjë është aplikuar edhe me Zlatan Ibrahimoviqin e Milanit, pasi ai është kthyer nga Suedia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button