Pasi shkelën orën policore, dënim për 23 qytetarë të Shkupit, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike-Shkup propozoi dënim 2 mijë euro për 23 qytetarë të Shkupit të cilët nuk kanë respektuar orën policore, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të paragrafit 1 të nenit 206 nga Kodi Penal, ku dënohet mosrespektimi i masave shëndetësore në kohë të pandemisë, siç është ora policore.

Prokuroria propozon dënimi për çdonjërin të jetë nga 100 gjoba ditore, ashtu që një gjobë ditore të llogaritet 20 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button