Kryemadhi: Të bëjmë një koalicion qytetar kundër Edi Ramës

Monika Kryemadhi në emisionin Open në Top Channel u shpreh se duhet të bëhet koalicion qytetar kundër Ramës.

Eni Vasili:

A do ta prishni ju nëse do ndërtohet deri ne 2021 kur të vini në pushtet, diçka aty, do ta prishni dhe të rindërtoni Teatrin e vjetër ashtu siç ishte? Po apo jo?

Kryemadhi:

Unë i bëj thirrje Aleancës për Teatrin, i bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile, ju bëj thirrje dhe ju gazetarëve, organizohuni dhe hajde të bëjmë koalicionin qytetar, që nga marksist-leninistët e deri te legalistët e ballistët dhe të bëhemi të gjithë kundër Edi Ramës, të marrim të gjithë përgjegjësitë tona. Po ju bëj thirrje nga marsksist-leninistët e deri te legalistët, ku hyn brenda dhe PD-ja, dhe republikanët, dhe vetë vendosja, dhe shoqëria civile, dhe ju gazetarët bëni një shoqëri tuajën, shikoni ligjin elektoral dhe hajde bëhemi një koalicion të gjithë bashkë kundër Edi Ramës. Dhe kushtëzojeni politikën shqiptare, me njerëzit tuaj në Parlamentin shqiptar për të bërë Teatrin, për të bërë rrugët që i takojnë Shqipërisë, për të larguar koncesionet, për të rritur pagat, për të përmirësuar ekonominë, për të kthyer mbrapsht ligjin e shpifjes që thotë Edi Rama dhe që ju mbyll gojën të gjithë gazetarëve dhe mediave. Hajdeni dhe e bëjmë. Ama kështu bëj si them unë e mos bëj si bëj unë nuk ka. Ose hajdeni përballuni dhe ju të gjithë, ose mos na bëni moral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button