Vetëm një rasti i ri me virusin korona në 24 orët e fundit në Kosovë

Vetëm një rast me koronavirus është shënuar sot në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, rasti është nga Komuna e Vushtrrisë, transmeton Koha.net.

IKSHPK njofton se sot janë testuar 145 mostra të marra nga Klinika Infektive, të cilat ishin kontakte të rasteve në terren.

“Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button