RMV, 39-të shkolla në përzgjedhjen finale “Sfida për hulumtues të rinj 3”

20 shkolla të mesme dhe 19 shkolla fillore janë në përzgjedhjen final të thirrjes publike “Sfida për hulumtues të rinj 3” të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Siç kumtoi sot FIZHT, gjatë dy ditëve të ardhshme, ekipet prej 19 shkollave fillore dhe 20 të mesme, në pajtim me rekomandimin për parandalim dhe mbrojtje nga Kovid-19, onlajn do t’i prezantojnë projektet e tyre para komisionit të përbërë nga përfaqësues të MASH-it, Byrosë për zhvillim të arsimit, Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, profesorë universitarë dhe organizata partnere.

“Inkurajon ajo që edhe në kushte të krizës dhe shkolla të mbyllura, për thirrjen publike ‘Sfida për hulumtues të rinj 3’, madje 58 shkolla kanë parashtruar propozim projekte të tyre. Prej tyre, 28 janë nga shkollat fillore, ndërsa gjithsej 30 nga shkollat e mesme nga tërë vendi. Më së shumti aplikacione të parashtruara janë nga shkollat në territorin e Qytetit të Shkupit – gjithsej 23, por aplikacione ka edhe nga mbi 20 vende në shtet, mes të cilave Tetova, Gostivari, Velesi, Sveti Nikolla, Prilepi, Manastiri dhe Kratova”, thuhet në kumtesën e FIZHT-së.

Prej aty, potencojnë se janë përfshirë pothuaj të gjitha sferat nga shkencat natyrore dhe teknike, ndërsa në pjesën më të madhe, propozim projektet janë të lidhura me hulumtim në sferën e biologjisë, fizikës dhe kimisë. Në projektet do të punonin mbi 300 fëmijë.

“Përparësi do të kenë projektet me karakter interdisiplinar, të cilët parashohin qasje gjithëpërfshirëse në formimin e ekipeve (kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë me përkatësi të ndryshme etnike, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme dhe ngjashëm) dhe janë parashtruar nga shkolla prej mjediseve rurale”, theksojnë nga FIZHT.

Sfida ishte e hapur nga 24 janari i këtij viti, ndërsa për shkak të situatës të ndodhur me pandeminë, me kërkesë të shkollave, afati u vazhdua deri më 6 prill.

Ata thonë që procesi i hulumtimit duhet të bazohet në “metodë shkencore”, përkatësisht të përfshijë formulim, testim dhe vërtetim/modifikim të hipotezës nëpërmjet eksperimentit dhe monitorimit, ndërsa projektet e propozuara duhet të japin rezultate të dukshme.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, në pajtim me rekomandimet, ekipet e nxënësve do t’i prezantojnë projektet e tyre onlajn para komisionit të formuar nga përfaqësues të Ministrisë për arsim dhe shkencë, Byrosë për zhvillim të arsimit, FIZHT, profesorë universitarë dhe organizatat partnere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button