Roli i hekurit në Infeksionet e mykut – kujdesi që ju duhet

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut, transmeton AgroWeb.

Megjithatë, në rrethana të caktuara, ai mund t’i çelë rrugën infeksioneve të ndryshme që ndikojnë në imunitet.

Infeksionet mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit duke u manifestuar me simptoma të një intensiteti mesatar ose të rrezikshëm.

Kjo tendencë e rrezikshme e mykut mund të nxitet edhe nga mungesa e ushqyesve të caktuar në organizëm siç është hekuri.

Ky mineral është thelbësor për jetën njerëzore. Ai është përbërës i rëndësishëm i rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në të gjithë organizmin.

Në varësi të moshës dhe shëndetit, trupi i njeriut ka nevojë për 7 deri në 27 miligramë hekur në ditë.

Atë mund ta gjejmë tek mishi i kuq, ai i shpendëve, legumet, barishtet, perimet dhe drithërat e plota.

Roli i Hekurit Në Infeksionet Mykotike

Roli i hekurit në infeksionet mykotike apo të candidës është pak kompleks.

Në kushte laboratorike  hekuri përmirëson  imunitetin dhe e bën infeksionin më të brishtë dhe më të shkatërrueshëm nga medikamentet.

Në të njëjtën kohë, hekuri ndikon tek myku dhe bakteret duke i bërë ato më të afta të pushtojnë qelizat.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore “PLOS Pathogens” paralajmëron se njerëzit që marrin suplementë të hekurit për të trajtuar aneminë, kanë një rrezik të shtuar ndaj infeksioneve mykotike.

Kjo shpjegohet se myku dhe candida kanë nevojë për hekur të lirë që të pushtojnë qelizat. Por, pështyma, lotët dhe organet gjenitale përmbajnë një proteinë që njihet si laktoferrinë e cila lidhet me hekurin që të parandalojë infeksionet.

Nga ana tjetër anemikët kanë nivele të ulëta të proteinës laktoferrinë dhe janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tilla.

Efektet Anësore të Përdorimit të Tepruar të Hekurit

Dozat e tepërta të suplementëve të hekurit mund të shkaktojnë shqetësime të stomakut, diare dhe urth.

Si pasojë e tepricës së hekurit, njeriu mund të rrezikohet jo vetëm nga sëmundja e diabetit por edhe dëmtimi i mëlçisë. Për më tepër, suplementë të tillë mund të ndërhyjnë në efikasitetin e disa barnave kundër dhimbjeve, aciditetit dhe antibiotikëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button