Qytetarët me vauçerët dhe kartelat do të mund vetëm të paguajnë për shërbime dhe produkte

Me kartelat pagesore që do të pranojnë qytetarët, ata nuk do të mund të tërheqin para nga ATM-të, por do të jenë në gjendje vetëm të paguajnë për shërbime ose produkte. Po punohet me shpejtësi më të madhe në pamjen për mënyrën e përdorimit të kartelave pagesore për të cilat Qeveria do të miratojë një dekret të veçantë, me të cilin do të përcaktohet se cilat produkte dhe shërbime do të jenë në gjendje të përdorin qytetarët, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sipas ministres së financave Nina Angellovska, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, së bashku me asociacionin bankar janë duke punuar në përgatitjen e mënyrës së punimit të këtyre kartelave-vauçerë që do të jenë në përdorim në qershor ose korrik, ndërsa do mund të përdoren deri në fund të vitit.

“Aplikimi për kartat do të jetë më i lehtë dhe më i thjeshtë. Për këtë masë, nga paketa e tretë e masave të Qeverisë, janë aprovuar 25 milionë euro, ndërsa rregullat e tjera për masat e kësaj pakete për ndihmë të qytetarëve janë duke u punuar dhe ato do të miratohen javën e ardhshme”, tha Angellovska, duke shtuar se qytetarët, përmes platformës së Ministrisë për shoqërisë informative, do të mund të kontrollojnë nëse iu takon ndonjë nga masat.

Përndryshe, kjo masë parashikon që të papunët të cilët kërkojnë punë aktivisht do të pranojnë kartelë pagese prej 9.000 denarë, ndërsa vauçerët turistikë prej 6.,000 denarë do të destinohen për punonjësit me pagë neto deri në 15.000 denarë. Vauçerë speciale do të ketë për nxënës të shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë deri në moshën 29 vjeç për të bashkë-financuar studimet, akomodimin dhe organizimi të trajnimeve.

Angellovska gjithashtu theksoi se nga paketa e tretë e masave, në shtator duhet të funksionojë platforma e re digjitale me vlerë një milion euro, e dedikuar për ndihmë të kompanive vendase eksportuese.

“Me zhvillimin e platformës digjitale, këto kompani do të rrisin aftësinë konkurruese dhe do të jenë në gjendje të arrijnë tregje të reja dhe klientë të rinj. Nesër, në ministrinë e financave, do të takohemi me përfaqësuesit e kompanive, për t’ua prezantuar masën atyre dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta vënë platformën në funksion”, tha Angellovska.

Sipas ministrit Bekteshi, 50 milionë euro nga paketa e tretë e masave ekonomike do të orientohet kah turizmi dhe kompanitë mikro dhe të vogla. Turizmi, i cili pësoi humbjet më të mëdha, do të marrë 16 milionë euro me mbështetjen e qytetarëve për të përdorur objektet turistike të vendit.

“Janë paraparë vauçerë prej 100 eurosh dhe kartelë pagesore me 50 euro për blerje të produkteve vendase. Në turizëm, ne kemi parashikuar një masë tjetër, bashkëfinancim prej 50 përqind ose deri në 30,000 denarë për ngjarje dhe konferenca që do të realizohen në kapacitetet hotelerike”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button