Rama: Godina e Teatrit Kombëtar do të rilindë, për qëllim tjetër

Godina e Teatrit Kombëtar do të rilindë, por në një vend tjetër dhe për qëllim tjetër.

“Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë femijeve, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atyre dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina”

Kryeministri Rama e pranoi në sallën e Parlamentit që bën çfarë ai mendon se është e drejtë dhe dialogu nuk është pika e tij e fortë, njofton OraNews.

Pavarësisht se Rama ndodhet në selinë e qeverisë pas një kontrate të firmosur me votë nga qytetarët shqiptarë, Kryeministri e nënvizon me vija të trasha në fjalimin e tij që ndodhet në politikë për suksesin e bindjes së tij.

Dhe pikërisht shembja e Teatrit është suksesi i tij, një bindje që e ka zanafillën që para 21 vitesh.

Shefi i mazhorancës zgjodhi që reagimet e shumta kundër procedurës së ndjekur, të mos i mbante vetëm në kurrizin e tij, duke i kujtuar planin për truallin e Teatrit Kombëtar kur Rama kryebashkiak.

Edi Rama: Këtu kemi qenë të gjithë kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe tani është këputur dhe llastiku ishte e angazhuar për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar tek Piramida. Dhe kur unë kryetar bashkie e kam pritur në zyrë, një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar miqësor deri në vëllazëri të kryeministrit të kohës, por unë nuk e kam zakon të përdor emra biznesmenësh se nuk jam rrugac, sepse vetëm rrugaçët e përdorin foltoren e mikrofonin e fjalën që e kanë marrë si porosi nga populli për të sulmuar njerëz me emër e mbiemër që janë në punën e tyre si biznesmen.

Ky investitor së bashku me një grup të njohur gjerman kanë ardhur në zyrë e më kanë propozuar projektin “piazza shoping” projekti ishte një shesh me bare e restorante e dyqane.  Aty ku sot është pishina, e cila në mes të teatrit thjesht ka shërbyer për bretkosat që për një gjatë dhe në të ndryshme ishin të vetmet spektatorë dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Aty kthehej në shesh.. 

I thashë shumë i bukur projekti por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri tek piramida e dyshoj shumë sepse teatri nuk është plateja por skena. Teatri që duket është shpesh gjysma e teatrit që nuk duket dhe piramida nuk e ka dhe kjo nuk bëhet.

E bukura është që nuk u bë ajo, por nuk u bë as teatri tek piramida për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh, si miliona imagjinare që Lady Makbeth sheh në filxhanin e saj, dikur i shihte për veten, tani i sheh të shumëfishuara nga sekëlldija se të tjerët janë si ajo dhe bëjnë si ajo dhe po ia marrin të gjitha dhe kur ajo të vijë bashkë me Hamletin kur te vijne  pushtetin e popullit nuk do të ketë mbetur më asgjë. 
Jo 6 milionë euro të investuara tek Piramida, pa problem e pa zhurmë, sepse bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komediane kishin gjëra të tjera më të rëndësishme. Rezultati, u vunë ca shkallë hekuri nga brenda dhe ndërkohë si për cudi u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar për shtëpitë e dyta në brigjet e ngrohta të Adriatikut, apo kanë shkuar në Kodrat e Diellit e të hënës për tualetet e reja të elitës teatrale të Shqipërisë nuk e di. Mbase kanë shkuar për pllaka përkujtimore nga ato të kthesa ku shkruhet “Cimit i preu rrugën e jetës pabesia”   

Me fjalët e Kadri Roshit, Edi Rama shprehu të gjithë mendimin e tij ndaj protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Edi Ramës nuk i mjaftuan vetëm fjalët, por përdori edhe gjuhën e trupit për opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Edi Rama: Them unë që nuk do teatrin Ilir Meta? Si mund ta them unë. Ai është gati të vendosë ballin e tij mbi Kushtetutën e të bëhet njish me shqiponjën e të shfaqet duke u parashituar me Cim Pekën si cantë në krah për të na u turrur dhe ngrënë mëlçinë të gjithëve për teatrin, Shekspirin e Volterin. Patjetër për Volterin, po Volteri është për Monikën. Lëre pastaj Budinë e madhe Budinë e vogël që pasi mbarojnë fjalimin turren të përqafojnë artistin Lulin. Janë të pavarur, qytetaria e ngritur kundër diktaturës dhe kanë emocione sepse po i sheh Luli.  

Më herët Opozita në Kuvend kërkoi hetim parlamentar për shembjen e Teatrit Kombëtar ndërkohë që në seancën e ardhshme Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni pritet të kenë një interpelancë me kryeministrin Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button