Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti zhvilluan bisedë telefonike

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut dhe Abin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, sot shkëmbyen informacione përmes telefonit, njoftoi Portlab.mk.

“Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione në lidhje me marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve fqinje, si dhe gjendjet politike aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Ata informojnë se biseda ishte me kërkesë të Kurtit.

“U konkludua se me rëndësi të madhe është bashkëpunimi midis shteteve në bazë bilaterale dhe rajonale, si dhe mbështetja të cilën BE-ja ia jep rajonit me qëllim që të rimëkëmbet nga kriza, jo vetëm në planin shëndetësor, por edhe në planin ekonomik”, njoftojnë nga presidenca.

Ata raportojnë se bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer informata në lidhje me masat që janë marrë në dy shtetet për mbrojtjen nga virusi korona dhe ballafaqimin me pasojat e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button