Tetovë: Autobusët premtohen tash e 8 vite, ndërsa Arifi fajëson situatën me virusin që është tash e 3 muaj

Edhe pse virusi korona në RMV i mbush 3 muaj kurse premtimi i kryetares së Komunës së Tetovës për furnizim me pesë autobusë plot 8 vite, kjo nuk e ndal atë që fajin për mos ecurinë e procedurës për këtë të fundit të ja adresoje situatës me virusin korona. Premtimi i fundit ishte se prokurimi publik do të hapet në janar, ndërsa sot jemi në fund të majit kurse kjo ende nuk ka ndodhur, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës sot fajin për mos ecurinë e procedurës për blerjen e pesë autobusëve të premtuar ia hodhën virusit korona, ata harruan se në kohën kur u premtua nga kryetarja Arifi se kjo procedurë do të përfundoje, nuk kishte asnjë rast të regjistruar me virusin korona në RMV.

“I kemi siguruar të gjitha mjetet, dokumentacioni është gati dhe sipas kësaj në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të pesë autobusëve”, ishin këto fjalët e kryetares së Komunës së Tetovës, vetëm një ditë para vitit të ri 2020, në një konferencë për shtyp.

Me shpalljen e zgjedhjeve të muajit prill, u rrit edhe optimizmi i Komunës së Tetovës për atë se pesë autobusët e premtuar, do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët deri në fund të këtij viti.

Ky optimizëm nuk vërejt sot, në komunikim me gazetarin e Portalb.mk nga Komuna e Tetovës tashmë “shpresojnë” se deri në fund të vitit do të ketë realizim final të këtij projekti, ndërsa fajin për mos ecurinë e procedurave, ia lane virusit korona.

“Për shkak të situates me virusin korona, në mungesë edhe të stafit të reduktuar janë pezulluar procedurat. Me tejkalimin e kësaj situate procedurat do të vijojnë konform dinamikës. Shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi edhe realizimin final të këtij projekti” thanë nga Komuna e Tetovës.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës (Foto: Arbnora Memeti)
Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button