RMV, Numri i divorceve është rritur për 22,8% vitin e kaluar, ndërsa ai i kurorëzimeve për 2,4%

Enti Shtetëror për Statistikë ka regjistruar 1990 divorce në vitin 2019, që paraqet rritje për 22,8% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, vitin e kaluar janë regjistruar 13.814 kurorëzime, përkatësisht 2,4% më shumë në krahasim me vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Sipas këtyre të dhënave, më shumë kurorëzime janë bërë në muajin gusht, kur janë martuar 1747 çifte, ndërsa mesatare e kurorëzimit është 26,9 për nusen dhe 29,7 për dhëndrin.

Ndërkohë, më shumë divorce janë realizuar gjatë muajit nëntor, kur janë regjistruar 244 divorce, apo 12,3% e numrit të përgjithshëm për vitin 2019.

Të dhënat statistikore për vitin 2019 tregojnë se kurorëzimet më së shpeshti prishen te bashkëshorti dhe bashkëshortja në moshën prej 30 deri 44 vjeç.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button