NASA: 3 ditë errësirë totale në Tokë që nga 21 dhjetori?

Në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se me datë 21 dhjetor 2012, toka do të futet në një unazë të palëvizshme satelitore të quajtur rripi fotonik dhe në orën 1:00 pas mesnate me orën Kolombiane do të ketë erresirë totale e cila do të zgjasë 3 ditë rresht. Janë këto dezinformatat që qarkullojnë nëpër Internet, ndërsa madje thonë se NASA kinse e ka konfirmuar këtë më datë 5 dhjetor 2012.

“Errësira do të mbulojë gjithë planetin dhe do të jetë më ftohtë, edhe pse mund të ndriçojë ndonjë rreze drite gjatë kësaj kohe. Një fenomen jashtëzakonisht i rrallë që ndodh çdo 11 milionë vjet. Si pasojë e kësaj mund të ketë shkëputje të elektricitetit. Kjo është ajo ngjarje të cilës kalendari Maya i referohej, një rreshtim i pazakonshëm planetesh “thuhet nëpër mediet sociale për fenomenin që nuk ekziston.

Por NASA demanton thëniet me fjalët “Rini rehat, Fundi i Botës nuk do të ndodhë” . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button