Britania do të testojë ilaçet kundër malaries te punonjësit e shëndetësisë

Britania e Madhe do të fillojë testimin klinik të ilaçeve kundër malaries tek punonjësit shëndetësorë të vijës së parë, për të gjetur nëse ato janë efektive në parandalimin e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Testet e klorokinës dhe hidroksilklorinës do të fillojnë në spitalet në Brighton dhe Oksford.
Ilaçet kundër malaries janë përshkruar si masë parandaluese në vende të ndryshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Por, deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore se ato mund të mbajnë larg virusin.
Në një konferencë për shtyp në fillim të kësaj jave, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte duke marrë hidroksiklorurinë si masë “parandaluese”.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se 181 punonjës të shëndetit dhe 131 punonjës të kujdesit kanë vdekur nga COVID-19 në vend.
Sipas Qendrës së Burimeve të Koronavirusit me qendër në SHBA, Johns Hopkins, Britania e Madhe deri më tani ka raportuar 248.293 raste të COVID-19 me 35.704 vdekje.
Britania llogaritet si vendi më i goditur në Evropë dhe i dyti në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button