MPB e ka sms-mesazhin që Mickoski ia ka dërguar zyrtarit policor që ta ndërpret hetimin për palestrën

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski jo vetëm që e ka thirr ndihmës-ministrin shtesë në Departamentin për kontroll të brendshëm në MPB, por i ka shkruar atij edhe sms-mesazh për të ndaluar hetimin e incizimeve për vizitën në një palestër në kohë kur për shkak të pandemisë të gjitha palestrat ishin të mbyllura, mëson SDK.MK nga burime në MPB, të cilët nuk janë të autorizuar për të dhënë informacione për publikun, transmeton Portalb.mk.

Kontrolli i brendshëm nuk është duke e hetuar rastin kur palestra ishte hapur posaçërisht për liderin e opozitës, gjoja gjatë ndalimit më të rreptë, sepse është një fushë e sigurisë publike, por për praninë e tre rojeve të sigurisë nga MPB duke e shoqëruar Mickoskin. Video-incizimi nga palestra e zbrazët, në të cilën shihet Hristijan Mickoski dhe sigurimin me doreza gome, që në mediat sociale u postua më 25 prill.

Sipas shënimit zyrtar, për të cilin zv.ministrja Sllavjanka Petrovska thotë se MPB-ja e ka, Mickoski, me thirrje telefonike, por kinse edhe me sms-mesazh, ka bërë presion mbi ndihmës-ministrin shtesë se nuk kishte dashur të nënshkruante raportin me të cilin mbyllej çështja, pa ekspertizë të regjistrimeve, në favor të tij.

Petrovska duke i kritikuar ashpër mbrëmë që politikanët iu lajmërohen policëve, tha që çështja nuk është mbyllur, se ata janë akoma duke bërë ekspertizë të videos për të përcaktuar saktësisht se në cilën ditë Mickoski dhe siguria nga Ministria e Brendshme kishin qenë në palestër. Po hetohet edhe nëse diçka është fshirë nga videoja, e gjithashtu po shqyrtohen edhe hard disqet e video-mbikëqyrjes në palestër.

Shënimin zyrtar me presionet dhe thirrjet e pretenduara nga lideri i VMRO-DPMNE e ka pas edhe ministri Naqe Çulev. Ai tre ditë pasi u publikua video se kishte reagime të shumta në mediat sociale, tha se ishte hapur hetim. Përdoruesit e Twitter-it e akuzonin liderin e VMRO-DPMNE-së për shkelje të masave të mbrojtjes së koronavirusit.

Por Çulev tha se ajo ngjarje kishte ndodhur më 20 tetor 2019. Ai shkroi në Facebook se ishte një regjistrim i vjetër, ndërsa për dorezat e gomës që i mbajnë rojet e sigurimit të Mickoski, tha që nuk ishin doreza, por shkëlqim nga duart e tyre.

Për dallim nga Çulev, zëvendës-ministrja plotësuese për punë të brendshme Sllavjanka Petrovska thotë se PBB ende nuk e ka përcaktuar se prej kur është regjistrimi, prandaj askush, madje as Çulev, nuk mund të pretendojë se hetimi ka mbaruar. Regjistrimet janë duke analizuar, tha ajo, ndërsa për Mickoskin tha se ai i ka kërkuar nga ndihmës ministrit shtesë që të zgjidhte këtë çështje sa më shpejt që të ishte e mundur, sepse kishte një reagim negativ publik ndaj tij.

“Aktualisht, janë duke u ekzaminuar hard disqet e palestrës. Qëllimi i kësaj ekspertize është të vërtetohet besueshmërinë e regjistrimit dhe nëse diçka është fshirë nga hard disqet, prandaj hetimi nuk ka mbaruar. Nuk ka nevojë që Mickoski të bëjë presion ndaj ndihmës ministrit shtesë në Departamentin e kontrollit të brendshëm, e për këtë kam shënim zyrtar. Mickoski kërkoi që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e vërtetë që në raportin e kontrollit të brendshëm thotë se regjistrimi nuk buron nga një periudhë e vogël nga – deri në prill. Por ne të gjithë jemi dëshmitarë se virusi zgjat në mars, të gjithë prillin dhe tani. Nuk mund ta mbyllni hetimin nëse e vërtetoni se regjistrimi nuk është nga një periudhë e shkurtër kohe, përveç nëse e vërtetoni saktësisht se nga vjen. Prandaj po bëhet ekspertizë e hard disqeve dhe nëse ndonjë gjë është fshirë prej tyre”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button