Një banor i Kondovës ka sulmuar policë me revole plastike

Një banor 18 vjeçar nga Kondova ka sulmuar policë që kanë qenë në punktin policor gjatë kohës së orës policore. Ai i ka drejtuar policit një revole plastike dhe është kërcënuar se do të gjuaj nëse kolegu i tij tenton ta kap, njofton Portalb.mk.

“Derisa njëri prej policëve ka qëndruar pranë automjetit zyrtar, i akuzuari i ka shkuar pas shpine dhe me dorën e majtë e ka kapur në qafë, ndërsa me dorën e djathtë i ka vënë revolen e plastikës, e cila ngjante në revole të vërtetë. Pastaj, policit tjetër i është kërcënuar të mos lëviz sepse do të gjuaj pas kolegut të tij. Polici i dytë ka dalë nga automjeti zyrtar dhe ka drejtuar revolen zyrtare drejt të akuzuarit, duke i urdhëruar që të lëshojë kolegun”, thuhet në kumtesë

Pasi që i akuzuari nuk ka vepruar sipas urdhrit, por ka filluar të lëviz prapa, polici ka gjuajtur një plumb paralajmërues në ajër. Në atë moment, i akuzuari ka lëshuar policin e sulmuar.

Policët kanë arritur që t’ia marrin revolen e plastikës, por gjatë tentimit që ta kapin i akuzuar ka goditur me grushta policët, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Kundër sulmuesit është ngritur akuzë për sulm nga personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë dhe për mosrespektim të rregullave gjatë kohës së pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button