Petrovska: Mickoski u bën trysni zyrtarëve që ta mbyllin rastin “Palestra”

Zëvendësministrja plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska lidhur me incizimin të cilin kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski shihet në palestër gjatë kohës së orës policore, ka thënë se për këtë rast hetimi ende është i hapur.

“Kjo shkaktoi një kritikë serioze në publik pasi me këtë u hodh hije në punën profesionale. Ministri Çulev tentoi ta mbrojë dhe momentalisht në ekspertizë janë hard disqet nga palestra. Qëllimi i ekspertizës është të kontrollohet besueshmëria e incizimit dhe nëse është fshirë diçka nga hard disqet dhe prandaj hetimi nuk ka përfunduar. Nuk ka nevojë Mickoski të ushtrojë presion te zëvendësministri plotësues në Sektorin për kontroll të brendshëm për të cilën kam vërejtje zyrtare. Mickoski ka kërkuar që ky rast sa më shpejt të zgjidhet. E vërtetë është se në raportin e Kontrollit të brendshëm qëndron se incizimi nuk daton nga një periudhë e vogël prej- deri në muajin prill. Por të gjithë jemi dëshmitarë se virusi zgjat nga marsi, prilli dhe tani. Nuk mund ta mbyllni hetimin nëse vërtetoni se incizimi nuk është e një periudhe të vogël, nëse nuk tregoni prej kur saktë daton. Për atë është hetimi për hard disqet dhe nëse diçka është fshirë”, ka thënë Petrovska në pjesëmarrjen në studion e hapur në TV 24.

Lidhur me deklaratën e Aleksandar Nikollovskit nga VMRO-DPMNE se janë të përgjuar, Petrovska ka thënë se këtë kanë mundur ta paraqesin, por deri në këtë moment nuk është lajmëruar një gjë e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button