VMRO-DPMNE nuk pajtohet me masën e propozuar për orë të plotë policore gjatë fundjavës

Partia opozitare, VMRO-DPMNE nuk pajtohet me masën e propozuar për orë të plotë policore gjatë fundjavës së vazhduar. Kjo parti vlerëson se ishte shumë e rreptë masa edhe për orë të plotë policore për festën e Pashkëve, dhe tani kur është festa e Bajramit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, në këtë mënyrë shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Nuk është logjike që të paralajmërohet që restorantet do të punojnë prej të martës, ndërsa që të jetë i obligueshëm qëndrimi në shtëpi gjatë fundjavës së vazhduar. Me fjalë të tjera e diela dhe e hëna për Qeverinë e LSDM-së janë të rrezikshme, ndërsa e marta jo. Në bazë të cilave kritere është sjellë një rekomandim i tillë? Njëherësh me masat e këtilla LSDM-ja me vetëdije provokon tensione dhe konflikte mes popullatës dhe e vendos policinë në rol të padëshirueshëm. Në këtë mënyrë LSDM-ja drejtpërdrejtë e keqpërdor krizën shëndetësore sipas nevojave ditore politike dhe luan me ndjenjat e qytetarëve, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, Komisioni i Sëmundje Infektive i ka propozuar Qeverisë që të miratojë vendim që ora policore të zgjatë prej të shtunës në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Në seancë qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim.

Ministria e Shëndetësisë informoi dje se janë regjistruar edhe19 raste të reja me virusin korona, 16 janë shëruar, ndërkaq 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.858, të shëruarve 1.367, të vdekurve 110, ndërkaq momentalisht në vend kemi 381 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button