Athina: Greqia sërish do ta bllokojë Maqedoninë

Greqia do të bllokojë sërish Maqedoninë në marrjen e datës për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, raporton korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Edhe pse disa media greke gjatë kësaj fundjave raportuan se Athina do të thotë “po” për datë e negociata, zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme Grigoris Dellavekuras bëri me dije sot se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshueshëm – së pari zgjidhje e pranueshme për të dyja palët për emrin dhe më pas integrimet. 

Ministri grek i Punëve të Jashtme Dhimitris Avramopullos, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) ku temë do të jenë konkluzionet për politikën e zgjerimit. 

Këshilli do të vendosë nesër dhe kur Maqedonia do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, pasi ambasadorët e anëtareve të BE-së në mbledhjen javën e kaluar nuk arritën t’i kontraktojnë konkludimet për vendin tonë lidhur me propozimin e KE-së që të caktohet datë për fillim të negociatave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button