BE përgatitet të mbjellë 3 miliardë fidanë

Komisioni Evropian (KE) propozoi mbjelljen e 3 miliardë fidaneve deri në vitin 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).

KE publikoi punimin që përmban strategjinë e saj të re që synon ruajtjen e biodiversitetit si dhe themelimin e sistemit ushqimor të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Sipas strategjisë bujqësore me temë “nga ferma në sofër”, në vendet e Bashkimit Evropian përdorimi i ilaçit bujqësor pesticid do të ulet me 50 për qind deri në vitin 2030. Do të rritet pjelloria e tokës ndërsa përdormi i plehrave deri në vitin 2030 do të ulet të paktën me 20 për qind.

Gjithashtu tek kafshët e fermave dhe fermat e peshkut, do të ulet me 50 për qind përdorimi i antimikrobikëve deri në vitin 2030. Shkalla e tokave bujqësore organike në tokat e përgjithshme bujqësore do të rritet me 25 për qind deri në vitin 2030.

Do të sigurohen 10 miliardë euro burime financiare për kërkime në fushën e sistemeve të qëndrueshme dhe të shëndetshme të ushqimit.

Për të mbrojtur biodiversitetin, 30 për qind e tokës dhe deteve të Evropës do të shndërrohen në zona private të mbrojtura.

Pyjet ekzistuese do të mbrohen dhe do të bëhet rihabilitimi në pyje të shkatërruara. Sipas strategjisë, 3 miliardë fidanë të rinj do të mbillen në vendet e BE-së deri në vitin 2030.

Që të hyjë në fuqi strategjia në fjalë, pritet miratimi nga Parlamenti Evropian (PE) dhe vendet anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button