Francë, arrin në 28.132 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.132, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 418 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 216.944, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.

Ministria tha se 17.941 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.794 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 42-tën ditë radhazi.

Në 24 orët e kaluara, 791 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 63.354.

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 110 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.132, ndërsa prej tyre, 10.320 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Ndërkohë, Zyra e Guvernatorit të rajonit Ille-et-Vilaine njoftoi ndalimin e përdorimit të alkoolit në intervalin kohor 16:00-07:00 në qytetin Rennes, për shkak të tubimit të njerëzve dhe konsumit të alkoolit. Moszbatimi i këtij rregulli do të dënohet me 135 euro.

Në kuadër të masave kundër COVID-19, në Francë është i ndaluar tubimi i më shumë se dhjetë personave.

Nga ana tjetër, sipas shtypit vendas, personeli i Ministrisë së Arsimit që kontribuon në luftën kundër pandemisë do të shpërblehet me bonus deri në 1.000 euro për person.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button