Kosovë, Ashton e kënaqur me fillimin e zbatimit të IBM-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton është shprehur e kënaqur për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ajo këto komente i bëri në Bruksel, para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë e kënaqur që ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kemi dy vendkalime që menaxhohen në mënyrë të përbashkët, që janë hapur sot në mëngjes, ashtu siç ishte planifikuar, dhe do t’i njoftoj ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun”, tha Ashton.

Sot në orët 8.00 të mëngjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes IBM ndërmjet Kosovës e Serbisë në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe Jarinjë./Rel/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button