Marcia Cross, 50 vjeçe pa asnjë rrudhë! (FOTO)

Marcia Cross, aktorja e cila luajti flokëkuqen Bree tek “Shtëpiake të dëshpëruara” nuk ka asnjë rrudhë, edhe pse ëshë 50 vjeçe. Disa ditë më parë paparacët e fotografuan Marcian pa makiazh dhe më një lëkurë të shkëlqyeshme.

Ajo u fotografua gjatë kohës që po bëntë pazar me një miken e saj. Fytyra perfekte e aktores nuk kishte asnjë rrudhë. Ajo e kish zbukuruar edhe më shumë imazhin e saj në tërësi, më një çantë të madhe të zezë Chanel dhe një shall Alexander McQueen.

Cross kujdeset shumë që të mbajë lëkurën në formën e duhur. Ajo përdor gjithmonë kremra me mbrotje të lartë nga dielli dhe produktet më të mira për lëkurë, si Crème de la Mer.

Megjithatë nuk përjashtojmë dhe ndërhyrje kirurgjikale pasi sipas ekspertë të lëkurës, mendojnë se ajo duket pak e ngrirë, tek pjesa e ballit dhe midis vetullave dhe ura e hundës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button