BFI e paralajmëron qeverinë se jemi në kohë parazgjedhore: Mos vendosni orë policore gjatë Bajramit

Bashkësia Fetare Islame Maqedonisë së Veriut më 18 maj i ka dërguar një letër Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,  Shtabit Kryesor Kordinues të Krizave dhe Komisionit për Sëmundje Infektive në lidhje me informatat që qarkullojnë se shteti ynë do të vendoset në karantinë gjatë vikendit, në kohën kur besimtarët myslimanë e festojnë Fitër Bajramit, njofton Portalb.mk.

“Vënia e orës policore ashtu siç është paralajmëruar do të irritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz 15 minuta, ndërsa namazi i sabahut do të falet në shtëpi. Riaseti i BFI-së, për shkak situatës me pandeminë ka hequr dorë prej organizimit dhe manifestimit qendror të Fitër Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami. Nëse vendosni që gjatë vikendit në tërësi të futet në orë policore, atëherë ju si organe kompetente do ta humbni besimin te besimtarët islamë, duke e pasur parasysh se vendi ynë gjendet para zgjedhjeve parlamentare”, thonë nga BFI.

Ata shtojnë se si institucion fetar ekzistojnë për t’u shërbyer besimtarëve dhe nuk do të marrin barrë mbi vete që ta pezullojnë faljen e Fitër Bajramit.

“Ju garantojmë se gjatë Fitër Bajramit do të respektohen të gjitha rekomnadimet, të cilat zbatohen gjatë faljes së namazeve ditore nëpër xhami e për të cilat nuk kemi marrë asnjë vërejtje apo sugjerim nga ana e juaj. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj”, thonë nga BFI.

Ndryshe, Komisioni i Sëmundje Infektive i ka propozuar Qeverisë që të miratojë vendim që ora policore të zgjatë prej të shtunës në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Në seancë qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit katër janë regjistruar 19 raste të reja me virusin korona, 16 janë shëruar, ndërkaq 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.858, të shëruarve 1.367, të vdekurve 110, ndërkaq momentalisht në vend kemi 381 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button