2,895 kontrolle janë realizuar gjatë javës nga Inspektorati në Maqedoninë e Veriut

Magdalena Filipovska Grashoska, kryetarja e Këshillit inspektues ka ka raportuar se nga 12 deri më 18 maj janë kryer gjithsej 2,895 kontrolle të jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

Kontrollet janë realizuar si masë për luftimin e virusit korona.

Inspektorati i tregut ka realizuar 1,566 kontrolle, ndërkohë ka mbyllur 14 objekte hotelerie, 12 prej të cilave në Tetovë.

Inspektorati i punës ka realizuar 682 kontrolle.

Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë realizoi 195 kontrolle.

Inspektorati shtetëror i transportit ka realizuar 114 kontrolle.

Inspektorati sanitar shtetëror dhe shëndetësor ka realizuar 286 kontrolle.

Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore ka realizuar 52 kontrolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button