Muller: Messi e meriton rekordin

Gerd Muller thotë se Lionel Messi e ka merituar ta zëvendësojë atë si shënuesi më i mirë në histori brenda një viti kalendarik.

Sulmuesi i Barcelonës barazoi rekordin e Muller prej 85 golash dhe shumë shpejt e kaloi atë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betis, gola të cilat ishin vendimtare për fitoren e Blaugranëve.

“Ai meritoi të më zëvendësojë mua. Me mbrojtjet siç janë tani [në kohët e sotme] njerëzit do të duhej të shënonin më shumë”, ka thënë gjermani për Gazzetta dello Sport. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button