DAP paralajmëroi qytetarët të kontrollojnë paraqitjen e tatimit vjetor

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) kërkon nga qytetarët që deri më 31 maj të konfirmohet dhe korrigjohet raporti vjetor i tatimit, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetarë, më 31.05.2020 mbaron afati për konfirmimin ose korrigjimin e Raportit vjetor të tatimit tuaj”, apelojnë nga DAP.

Ata sqarojnë se nga 01.06.2020 Raporti për tatimin vjetorë do të marrë statusin e Raportit përfundimtar të tatimit.

“Më 1 qershor zyrtarisht do të konfirmohet Raporti vjetor i tatimit që nga ana e qytetarëve as nuk është konfirmuar e as nuk është korrigjuar”, raportojnë nga DAP.

DAP apeloi deri të qytetarët që kanë të ardhura, dhe akoma nuk janë regjistruar në sistemin e-TatimiPersonal, të njëjtën ta bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur pasi e vlerësojnë si të dobishme, siç shembull shmangia e sporteleve nëpër korridoret e objektit të DAP-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button