Shilegov dhe Filipçe në përurimin e punimeve te Qendra Klinike premtuan porta të reja

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov i shoqëruar me Ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe sot përuruan punime për parkingun e ri dhe hyrjen në hapësirat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, transmeton Portalb.mk.

“Përveç hyrjes speciale për automjetet e ndihmës së shpejtë, është bërë edhe një hyrje e re në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, janë duke u zgjeruar hyrjet në Klinikën e Stomatologjisë dhe tashmë jemi duke punuar për zgjerimin e rrugës Beogradska, sipër Qendrës Klinike”, deklaroi Shilegov, duke njoftuar se janë rikonstruktuar dhe zgjeruar dy parkingjet ekzistuese.

Ai sqaroi se është duke u punuar për hapjen e hyrjes së katër për të lehtësuar hyrje-daljet nga kjo qendër.

“Pas më shumë se 50 vjetëve kemi hyrje të veçantë për veturat e Ndihmës së shpejtë deri në Qendrën urgjentë kirurgjikale, parking të ri pranë ndërtesës së Klinikës për gjinekologji dhe akusheri në vendin ku ishte klinika e vjetër gjinekologjike dhe rrugë të reja që lidhin rrugët ekzistuese”, deklaroi Filipçe.

Ai premtoi se në të ardhmen do të kemi edhe hyrje-dalje të reja, si dhe një parking tjetër në Klinikën për sëmundje infektive.

“Nga java e ardhshme me siguri do të jenë në funksion klinikat që të munden t’i pranojnë pacientët e rregullt, sipas protokolleve të paracaktuara”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se kontrollet do të zgjasin 20-30 minuta që të shmangen turmat në ambulance.

“Tashmë të gjithë kanë marrë obligime t’i organizojnë edhe programet e rregullta, janë hartuar lista të pacientëve dhe intervenimeve që ishin anuluar”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button