Historia e varëses më të shtrenjtë në botë është fantastike

Gjerdani në formën e një palloi, na kthen pas në kohë, gati një shekull e gjysmë më parë, kur në vitin 1881 në Zanskar, në veriperëndim të Himalajeve u zbulua një depozitë gurësh zafiri. Në vetëm gjashtë vite, kjo minierë zafiri u zbras totalisht dhe bëri që gurët e marrë prej andej të fitonin një vlerë edhe më të çmuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, transmeton Class.

Ky gjerdan është 109 karat dhe ka gjithsej 21 zafirë të cilësisë së lartë, njëri prej të cilëve, ai më i madhi vlen 10.56 karat. Emri i xhevahirëve rrjedh nga ngjyra e fortë e gurëve që kujtojnë pendët e palloit. Gurët e çmuar janë prerë në mënyrë të përpiktë dhe për të realizuar këtë varëse janë dashur plot 15 vite punë. Imagjinoni, u deshën vetëm nëntë muaj për të bërë kornizën dhe dhe gdhendjet e vogla të pendëve të palloit në këtë varëse.

Varësja, e cilësuar si më e shtrenjta në botë u prezantua në ankandin e Christit në Hong Kong, për një vlerë prej 15 milion dollarë në nëntorin e 2018-ës (137.146 dollarë për karat)!

Ajo u shit dhe vlera e jashtëzakonshme e kategorizoi atë në aksesorin me çmimin më të shtrenjtë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button