Shembja e Teatrit, Aleanca dhe opozita sërish në shesh, në gatishmëri 1 mijë forca policie

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar, transmeton OraNews.

Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.

Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.

Ora 17: 26 Liçaj: Nëse nis puna për teatrin e ri, kauza ime përfundon!

Aktori Neritan Liçaj, i cili ka qenë një nga më rezistentët në mbrojtje të Teatrit thotë se tani e ka në dorë drejtësia. Në një intervistë për Ora News, Liçaj thotë se kauza e tyre do vazhdojë në mënyrë që në vendin e ish-teatrit mos të nisin punimet, sepse nëse aty fillojnë punimet tha Liçaj, kauza e tyre mbaron.

Ora 17:14 Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Ora 17: 10 Boçi nga Elbasani: Po ndalohen protestuesit dhe qytetarët që të vijnë në Tiranë, e gjithë policia në rrugë

Ora 17:00 Një mijë forca policie në gatishmëri

Do të jenë rreth 1 mijë forca policie që do të monitorojnë protestën e Aleancës dhe opozitës.  Në gatishmëri do të jenë  edhe FNSH, të gatshëm për çdo situatë të mundshme. Policia po ashtu ka zhvilluar kontrolle në akset kryesore që lidhin qytetet e tjera me Tiranën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button