RMV, Dominojnë 5 kompani gjatë furnizimit publik urgjent që e tejkaloi vlerën prej 3.2 milionë euro

Vlera e marrëveshjeve për prokurime publike urgjente lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi e tejkaloi vlerën prej 3,2 milionë euro dhe deri tani janë nënshkruar 142 marrëveshje. Madje 71 % e vlerës së marrëveshjeve të nënshkruara bie vetëm në pesë firma, përcjell MaxFax, transmeton Portalb.mk.

Në Mungesë të udhëzimit ose formave standard për prokurim, vazhdojnë dallimet e konsiderueshme në çmimet. Në këtë periudhë, dallimet më të larta vërehen te skafanderët dhe dorashkat. Skafanderët janë blerë me çmime prej 262 deri 1.156 denarë, ndërsa dorashkat prej 2,83 deri 9,32 denarë për cope.

Për më tepër se gjysmën e marrëveshjeve të nënshkruara (59 %), institucionet e kanë shkelur obligimin ligjor t’i publikojnë në afat prej dhjetë ditëve nga nënshkrimi. Në çdo marrëveshje të dytë të nënshkruar për prokurimet publike urgjente lidhur me koronavirusin është negociuar me vetëm një ofertues. Ende nuk ka informata për rezultatin nga shpalljet qeveritare për prokurime intervenuese për maska dhe dorashka, thuhet në raportin më të ri të Qendrës për komunikimi qytetare, që ka të bën prokurimet publike urgjente lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi, së bashku me bazat e të dhënave për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe të vendimeve për zgjedhje të ofertës më të volitshme.

Siç thuhet në analyze, vlera e marrëveshjeve për prokurimet publike urgjente lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi ka shkuar mbi 3,2 milionë euro.

Përmes negociatave të drejtpërdrejta pa shpallje paraprake të konkursit janë nënshkruar 142 marrëveshje. Vlerën më të madhe të marrëveshjeve të nënshkruara e ka MPB-ja, që ka nënshkruar gjashtë marrëveshje në vlerë totale prej 1,9 milionë euro, që është 59 % të vlerës së marrëveshjeve të të gjitha institucioneve. Bëhet fjalë për marrëveshje për blerje të maskave, dorashkave, syzeve, kombinezona dhe mjete për dezinfektim. E dyta për nga vlera e marrëveshjeve është Ministria për shëndetësi, me 14 marrëveshje në vlerë prej 321.081 euro për blerje të kontejnerëve të montueshëm, reagjentë, material të harxhueshëm, mjete për dezinfektim dhe pajisje mbrojtëse personale.

Përveç 142 marrëveshjeve, janë publikuar edhe 51 vendim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm, me vlerë të përgjithshme prej 701.230.

Pesë institucione me vlerë më të madhe të prokurimeve lidhur me koronavirusin (sipas njoftimeve të publikuara për marrëveshjet e nënshkruara)

Më tepër se dy të tretat e vlerës së marrëveshjeve mbulohet nga pesë firma. Tenderë për prokurim urgjent kanë fituar gjithsej 81 firma, mirëoir 71 % e vlerës u takon vetëm pesë firmave.
Marrëveshjet më të vlefshme për prokurime urgjente janë nënshkruar me firmën nga Prilepi “Gifti teks” për blerje të maskave për nevojat e ministrive për Punë të Brendshme dhe për asaj për Mbrojtje.

E dyta në listë sipas vlerës është “Biotek” nga Shkupi, e cila ka nënshkruar marrëveshje për blerje të maskave, dorashkave, syzeve dhe kombinezonëve për nevojat e MPB-së. Sipas numrit të marrëveshjeve, udhëheqin “Alkaloid” nga Shkupi dhe “Euro-farm” nga Manastiri, të cilët kanë nënshkruar 14, përkatësisht 12 marrëveshje.

Pesë firma me vlerën më të madhe të marrëveshjeve lidhur me koronavirusin

Dallime të konsiderueshme në çmimet dhe thashetheme në prokurimet, në mungesë të udhëzimit ose formëve të standardizuar për prokurim. Dallimet më të mëdha në periudhën e analizuar ekzistojnë në blerje të skafanderëve dhe dorashkave. Çmimet e skafanderëve të vlerë lëvizin nga 262 deri 1.156 denarë, kurse të dorashkave për përdorim të njëfishtë, me ose pa talk, prej 2,83 deri 9,32 denarë për copë.

Shembulli më eklatant është që ndërmarrje komunale ka blerë skafanderë për përdorim të njëfishtë me çmim prej 1.156 denarë, ndërsa një klinikë ka blerë skafanderë për përdorim të njëfishtë me mundësi të vlohen me çmim prej 1.052 denarë. Gjatë kësaj, janë të pakrahasueshme rreziqet nga transmetimi i virusit dhe pasojat nga kjo në dy institucionet.

Për shkak të mungesës së çfarëdo koordinimi ndërmjet institucioneve vazhdon blerja e llojeve më të ndryshme të maskave, prej atyre me përdorim të njëfishtë, deri në ato kirurgjike, prej pëlhure dhe me mbrojtje më të lartë. Më së shtrenjti e paguar është maska FFP2 edhe atë 448,4 denarë për maskë, ndërsa më e lira – maskë me dy shtresa për përdorim të njëfishtë prej 21 denarë.

Institucionet shtetërore edhe më tutje nuk i bëjnë publike me kohë, marrëveshjet e nënshkruara urgjente për prokurime publike lidhur me koronavirusin. Institucionet drejtpërsëdrejti e shkelin Ligjin për prokurime publike, i cili i obligon t’i publikojnë njoftimet për marrëveshjet e nënshkruara urgjente dhe vet marrëveshjet në afat prej dhjetë ditëve nga nënshkrimi i tyre. Siç është supozuar në dy raportet paraprake, janë nënshkruar shumë më tepër marrëveshje se sa që kanë publikuar institucionet. Pas disa sugjerimeve në raportet paraprake, vërehet publikim më i shpeshtë i marrëveshjeve të nënshkruara.

Për më tepër se gjysmën e marrëveshjeve të nënshkruara (59 %), institucionet e kanë shkelur obligimin ligjor për të publikuar informata për marrëveshjet e nënshkruara, për firmat të cilat i kanë nënshkruar, si dhe shumën të cilën e kanë harxhuar.

Gjithashtu, te një pjesë e institucioneve vërehet që në marrëveshjet nuk i përmendin e as sasitë e akorduara, as çmimet e akorduara të veçanta, me çka praktikisht e pamundësojnë këqyrjen në pjesët thelbësore të tenderit.

Secili prokurim i dytë urgjent ka qenë vetëm me një ofertë. Madje në 47 % nga të gjitha marrëveshjet e lidhura për prokurimet publike urgjente lidhur me koronavirusin është biseduar me vetëm një ofertues.

Analiza e marrëveshjeve të nënshkruara sugjeron në raste në të cilat çmimi i produkteve të blera ka qenë më i ulët kur në negociatat kanë qenë të përfshira më tepër se një ofertë. Për dallim nga më parë, sipas disa sugjerimeve për negociata me më tepër në vend që me vetëm një firmë, është zmadhuar numri i blerjeve urgjente me më shumë se një ofertues.

Ende nuk ka informata për përfundimin e shpalljeve qeveritare për blerje intervenuese për maska dhe dorashka. Për këto prokurime janë miratuar urdhëresa qeveritare për prokurime intervenuese – njëra për maska, ndërsa tjetra për dorashka. Megjithëse edhe për të dyja para më shumë kohe janë shpallur konkurse dhe kanë kaluar edhe afatet për parashtrim të ofertave, deri më tani nuk ka asnjë informatë për përfundimin e tyre, për çka është sugjeruar edhe në dy raportet paraprake.

REKOMANDIME

Në analizën rekomandohet që organet kontraktuese me kohë t’i publikojnë në njoftimet dhe marrëveshjet e nënshkruara SEPP, për prokurimet publike urgjente lidhur me koronavirusin edhe atë më së voni dhjetë ditë nga dita e nënshkrimit.

Për transparencë më të madhe, organet kontraktuese t’i publikojnë në SEPP edhe vendimet për zgjedhje të ofertës më të volitshme nëpërmjet instrumentit për të ashtuquajturën transparencë vullnetare, të njëjtën ditë kur e informojnë edhe ofertuesin me ofertën më të volitshme.

Marrëveshjet për prokurimet publike urgjente lidhur me koronavirusin t’i përmbajnë çmimet e ndara të produkteve dhe shërbimeve të blera si dhe përshkrim detajor të lëndës së prokurimit.

Në negociatat për prokurimet urgjente të inkuadrohen më tepër firma për t’u zmadhuar konkurrenca dhe të arrihen çmime më të ulëta dhe cilësi më e lartë e prokurimeve. Të insistohet për vlerën më të mirë për paratë e harxhuara. Nevojat për prokurime urgjente duhet të arsyetohen në detaje në vendimin për prokurim publik, me arsyetim të shkaqeve për blerje të produktit apo shërbimit të duhur, cilësinë dhe sasitë. Institucionet kompetente të përpunojnë udhëzim për blerje të produkteve për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së viruseve, duke mbajtur llogari për nevojat e ndryshme të institucioneve.

Njëkohësisht me paraqitjen dhe përhapjen e krizës me koronavirusin, është imponuar edhe nevoja për prokurime urgjente të mallrave, shërbime dhe punë për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së infektimit nga ky virus. Për këtë shkak, prokurimet publike të këtyre mjeteve, në vend që me procedura të rregullta, zbatohen me procedura të shkurtuara dhe të përshpejtuara, duke e pasur parasysh urgjencën në sigurimin e mjeteve për mbrojtje dhe mjekim. Të shpejtuarit dhe fokusi mbi punët tjera, si shëndeti dhe jeta e njerëzve, i zmadhojnë edhe rreziqet nga gabimet e rastësishme dhe të qëllimta dhe keqpërdorimet nga të dy anët – edhe tek ata që blejnë edhe tek ata që shesin.

Për këtë arsye, gjithnjë e më të shumta janë thirrjet nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare për transparencë të zmadhuar, llogaridhënie dhe përgjegjësi të autoriteteve gjatë prokurimeve urgjente lidhur me koronavirusin, si dhe për monitorim të zmadhuar dhe kontroll nga ana e organeve shtetërore dhe sektorit qytetar. Kjo veçanërisht ka të bën me vendet sikur vendi jonë, i cili edhe ashtu ka resurse të kufizuara dhe është e rëndësishme secili denarë para publike të shpenzohet në mënyrë krejtësisht të dedikuar, efektive dhe racionale. Së këtejmi, Qendra për komunikime qytetare, ka filluar me monitorim edhe të prokurimeve urgjente lidhur me koronavirusin që me kohë t’i detektojë mangësitë në procesin dhe të japë kontribut për tejkalimin e tyre, ndërsa me qëllim të mbrojtje së parave publike dhe shfrytëzim më racional të resurseve të kufizuara në vend. Ky është raporti i tretë nga seria e planifikuar e raporteve që publikohen në mënyrë periodike. Për këqyrje më të plotë të opinionit në prokurimet lidhur me Kovid-19, raportet janë përcjell edhe me publikim të këqyrjes në marrëveshjet dhe vendimet për zgjedhje në format të hapur në ueb-platformën e Qendrës për komunikime qytetare, www.opendata.mk.

PROKURIMET URGJENTE LIDHUR ME KORONAVIRUSIN DHE RREZIQET NGA KORRUPSIONI

Gjendja me koronavirusin e ri dhe sëmundja Kovid-19 dhe gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në vend imponojnë nevojë për prokurime urgjente të mallrave, shërbimeve dhe gjërave lidhur me mbrojtjen dhe parandalim të përhapjes së infeksionit të këtij virusi. Këto prokurime, në pajtim me Ligjin për prokurime publike, zbatohen me negociata të drejtpërdrejta me firmat, përkatësisht nëpërmjet procedurës me negociata pa shpallje të konkursit, për çka institucioneve nuk u nevojitet mendim paraprak nga Byroja për prokurime publike.

Gjendja e tillë e jashtëzakonshme, mungesa e përgjithshme e produkteve të domosdoshme dhe shpejtësia me të cilën zbatohen prokurimet e zmadhojnë rrezikun nga korrupsioni gjatë aplikimit të kësaj procedure edhe ashtu jotransparente për prokurim publik. Edhe furnizuesit, duke e ditur që institucionet janë ngushtë dhe nuk kanë zgjedhje të madhe, mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për rritje të çmimeve mbi çmimet e zakonshme dhe reale.

Për t’u ngushtuar hapësira për keqpërdorim të mundshëm të resurseve publike edhe ashtu modeste, nevojitet të bëhen përpjekje maksimale për rritje të transparencës, llogaridhënies dhe nacionalitetit për këto prokurime.

Duke e pasur parasysh gjendjen e re të krijuar me koronavirusin dhe Kovid-19 dhe gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme në vend, shfaqet nevoja për një sërë prokurimesh publike të paplanifikuara për mallra, shërbime dhe gjëra lidhur me mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së infeksionit nga koronavirusi dhe Kovid-19.

Duke e pasur parasysh seriozitetin e situatës dhe gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme në vend, ndërsa në pajtim me nenin 55 paragrafi (1) nga Ligji për prokurime publike (G. Zyrtare e RM-së 24/19), këto prokurime zbatohen sipas procedurës për negociata pa shpallje të konkursit: “…nëse për shkak urgjencës së lartë, të shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të cilat organi kontraktues nuk ka pasur mundësi t’i parasheh, afatet për procedurat tjera nuk mund të aplikohen. Rrethanat me të cilat arsyetohet urgjenca e lartë në asnjë mënyrë nuk guxojnë të jenë të tilla që t’u përshkruhen organit kontraktues.”

Gjithashtu, edhe pse për prokurimet që zbatohen me procedurë me negociatë pa shpallje konkursi paraprakisht duhet mendim nga Byroja për prokurime publike, këto prokurime mund të zbatohen drejtpërsëdrejti, pa siguruar mendim të tillë paraprakisht nga Byroja për prokurime publike, ndërsa në pajtim me nenin 55 paragrafi (6), i cili përcakton: “Me përjashtim të paragrafit (5) të këtij neni, organi kontraktues nuk ka për obligim të merr mendim paraprak para zbatimit të procedurës me negociatë pa shpallje paraprake të konkursit në bazë të paragrafit (1) pika g) e këtij neni nëse drejtpërsëdrejti janë rrezikuar siguria, jeta dhe shëndeti i njerëzve.”

Duke e pasur parasysh këtë edhe Byroja për prokurime publike ka lëshuar njoftim për organet kontraktues më 17.03.2020, duke e konfirmuar gjendjen e përshkruar më sipër:

“I njoftojmë të gjitha organet kontraktues që duhet të zbatojnë prokurime në procedurë me negociata pa shpallje të konkursit për shkak të urgjencës së lartë, që prokurimet të cilat janë drejtpërsëdrejti të lidhura me epideminë nga Kovid-19 virusi mund t’i realizojnë pa kërkuar paraprakisht mendim nga Byroja për prokurime publike, në pajtim me nenin 55 paragrafin (6) të Ligjit për prokurimet publike, ndërsa me qëllim që nevojat të përmbushen në afat sa më të shkurtë pa asnjë prolongim. Nevojitet që shkaqet të arsyetohen në mënyrë përkatëse në vendimin për prokurim publik. Kërkesat tjera për mendim në pajtim me nenin 55 paragrafi (5) nga Ligji për prokurime publike duhet të parashtrohen me postë në arkivin e Byrosë.”

Për këtë shkak, gjatë kësaj duke e pasur parasysh që procedura për negociata pa shpallje edhe ashtu është procedura më së paku transparente, ndërsa në atë suaza prokurimet urgjente vetvetiu sjellin rrezik më të madh nga korrupsioni për shkak të shpejtësisë me të cilën zbatohen dhe fokusi i opinionit mbi çështje tjera, edhe më tepër imponohet nevoja për monitorim të përforcuar të zbatimit të këtyre prokurimeve. Kjo vlen edhe më tepër për shkak të resurseve edhe ashtu të kufizuara në vend, si dhe nevoja që secili denarë nga paratë publike të shfrytëzohet në mënyrën më racionale të mundshme.

Përveç kësaj, imponohen tre çështje tjera veçanërisht në kushte të prokurimeve urgjente. E para është nëse çmimet me të cilat blihen produktet janë racionale dhe sipas kushteve në treg, për shkak se në kushte të këtilla ekziston rrezik i zmadhuar ato të jenë të larta në nivel joracional. E dyta, a respektohet afati i dorëzimit të mallrave, shërbimeve dhe gjërave për shkak se dërgimi me kohë është faktor kyç në kushte të krizës, ndërsa edhe arsyet për prokurim urgjent. E treta, a e ka arsyetuar ndonjë organ kontraktues në mënyrë të detajuar arsyen për prokurimin me të gjitha elementet – lloji, sasia, cilësia dhe afati, siç e kërkon këtë ligji, thuhet në analizën e Qendrës për komunikime qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button