15,000 denarë shpërblim për punonjësit policor, propozoi Çulev

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut propozoi që pjesëtarët e MPB-së të shpërblehen me 15 mijë denarë për shkak angazhimeve të tyre gjatë kohës së pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Falënderim për punonjësit e MPB-së të cilët japin një kontribut jashtëzakonisht të madh në menaxhimin me pandeminë KOVID-19! Sot kam nënshkruar dhe deri te qeveria do të dorëzojë Dekretin që parashikon shpërblimin prej 15,000 denarëve në mënyrë lineare për çdo nëpunës policorë”, deklaroi Çulev.

Ai sqaroi se propozimi përfshinë gjithë punonjësit policore, të punësuarit në drejtori dhe gjithë administratën në MPB që ka kontribuar këto ditë në luftën kundër virusit korona.

“Pres nga Qeveria që në seancën e parë të radhës do të miratojë këtë dekret”, deklaroi Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button