Neuer vendosi për të ardhmen e tij

I është bashkuar Bayernit të Mynihut plot 9 vite më parë, kur kishte vetëm 25 vite mbi supe, por duket se Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite, transmeton SS.

Gardiani 34-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të firmosur një rinovim të kontratës dhe tani palët do të vazhdojnë bashkë të paktën deri në verën e 2023-shit, kur Neuer të jetë 37 vjeç.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ndërsa me këtë rinovim marrin fund njëherë e mirë zërat që flisnin për një largim të mundshëm të Neuer nga Bayerni i Mynihut këtë verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button