Sonte në Teatrin Kombëtar në Shkup, komedia “Burrneshat”

Sonte, 10 dhjetor 2012, në Teatrin kombëtar shqiptar në Shkup, me fillim në orën 19:00, Teatri ODA në bashkëprodhim me teatrin nga New York-u, “BLESSED UNREST” shfaq komedinë “Burrneshat”.

Shfaqja flet për traditën e lashtë shqiptare të “Burrneshave” ku femra shqiptare ka pasur të drejtën të deklarohet mashkull të betohet se kurrë nuk do të ketë “punë” me meshkuj dhe do të sillet e veprojë e do të kryej të gjitha obligimet që bën një burrë.

Ngjarja zhvillohet në një vend malor në një familje këpucëtari i cili për shkak të moshës e ka të vështirë të punojë e i cili është i dashuruar në armë. Djali i tij i cili ka shkuar në SHBA që të punojë e i cili është djalë i vetëm i kësaj shtëpie, kthehet në vizitë së bashku me gruan e tij amerikane. Ata i informojnë se janë futur në krizë financiare dhe nuk mund ti përkrahë më aq sa duhet familjen financiarisht kjo shtyn motrën e tij të marrë një vendim tronditës.

Në ndërkohë Madeline Albright vije në fshat për të marrë pjesë në përurimin e një statuje që daja i tyre e ka punuar për nderë të saj.

Luajnë:
SORA BAEK
ILIRE ÇELAJ
JESSI BLUE 
ESHREF DURMISHI
DAMEN SCRANTON
ARMEND ISMAJLI
MATT OPATRNY
LIRIDONA SHEHU

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button