U miratua ndihma prej 160 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të marr 160 milionë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian, pasi Këshilli I BE-së e miratoi pakon për ndihmë financiare, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndihmë është në kuadër të ndihmës rreth 3 miliardë euro që BE-ja planifikon t’i shpërndanë në shtete të ndryshme, ku Ukraina do të marrë 1.2 miliardë euro.

Ndihma do të jetë në forme të kredive me kushte të favorshme.

“Së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, këto fonde do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makro-financiar dhe krijimin e hapësirës për ta bërë të mundur që këto burime të synohen në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë së Kovid-19”, kumtoi Këshilli i BE-së.

Ndryshe, Grupi i Bankës Evropiane për Investim do ta mbështesë rikuperimin social dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor nga pandemia e Kovid-19 me 1,7 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button