Orav: Të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme për BE-në

Të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropiam, ashtu ka qenë, dhe ashtu do mbetet.

Bashkimi Evropian, nuk është i përkushtuar në këtë problematikë vetëm në vendet që e përbëjnë, por ai ka 142 delegacione në kuadër të Shërbimit për punë të jashtme në mbarë botën, deklaroi sot evroambasadori Aivo Orav në shënimin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, një ditë kur Bashkimi e mori edhe Çmimin Nobël për paqe. 

“Vendi juaj është kandidat për anëtarësim në BE dhe nënkuptohet vetvetiu vendi-kandidat duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut”, deklaroi Orav.

Ai shtoi se ky vit është shumë i rëndësishëm për Bashkimin, meqë është miratuar edhe Strategjia për të drejtat e njeriut, ndërsa është emëruar edhe i dërguari special për të drejtat e njeriut. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button