RMV, Punëtorët në hotelieri kërkojnë të paraqiten me orar punë të plotë, K-15 dhe stazh të beneficuar

Sindikata për hotelieri dhe turizëm pranë Konfederatës së sindikatave të lira kërkon të zgjidhet statusi i punëtorëve të hotelierisë, që ata të paraqiten me kohë të plotë dhe t’u paguhet puna jashtë orarit, si dhe puna gjatë pushimeve, në përputhje me Ligjin për punë, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë të gjendet mënyrë për të gjithë punëtorët në sektoret tanë për të fituar siguri. Faji që jemi kryesisht të paparaqitur dhe nuk mund të ushtrojmë të drejtat tona nuk është vetëm i yni, por edhe i juaji, sepse u fsheh sistemi i kontrollit, pra inspektoratet”, theksoi Vllatko Nikollovski nga Sindikata për hotelieri dhe turizëm në konferencën e sotme për shtyp.

Sindikata kërkon gjithashtu pagesa të detyrueshme të K-15, stazh të beneficuar dhe pushim të paguar vjetor, të paktën 20 ditë pune.

“Ne nuk po hapim luftë kundër askujt, thjesht duam të ketë mirëkuptim edhe për ne dhe të fitojmë zgjidhje konkrete për kërkesat tona”, tha Nikollovski.

Sipas vlerësimeve të Sindikatës, në hotelieri janë paraqitur rreth 20.000 punëtorë, ndërsa në këtë sektor punojnë rreth 70-80.000 punëtorë.

Sindikata e hotelierisë dhe turizmit numëron rreth 4.000 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button