Nata e Kadrit gjatë COVID-19 në rajon: Xhamitë e zbrazëta, muslimanët lutjet i kryejnë në shtëpi

Për shkak të masave të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), dyert e xhamive në vendet e rajonit kanë qenë të mbyllura për besimtarët muslimanë të cilët sonte me rastin e Natës së Kadrit tubohen nëpër xhami për të kryer lutjet në këtë natë që konsiderohet një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).

Nata e Kadrit është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam i cili është në përfundim. Pjesa dërrmuese e besimtarëve, në kushte normale para shpërthimit të pandemisë këtë natë e kalonin në lutje dhe adhurim, lexim të Kur’an-it, si dhe qëndrim në xhami.

Sikurse në shumë vende të botës që zbatojnë masa të rrepta kundër pandemisë COVID-19, përfshirë edhe mbylljen e xhamive shkaku i orës policore dhe rregullave për grupimin në masë, edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë të njëjtat ishin të mbyllura

Mustafa Pasha, xhami

Imamët nëpër shumë xhami në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe në kryeqytetin Shkup, lexonin Kur’an para faljes së namazit të Natës së Kadrit, ndërkohë që zëri i imamëve interpretohej përmes altoparlanteve të xhamisë.

Në xhaminë Mustafë Pasha në Shkup namazi i Natës së Kadrit u fal nga këshilltari i çështjeve fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Murat Alkan, në prani të imamëve dhe një grupi të vogël besimtarësh, ndërsa në xhaminë Haxhi Balaban në Shkup është kënduar ilahi “Lamtumire o Muaji i Bekuar Ramazan”.

Pas një pezullimi prej pothuajse dy muaj shkaku i frenimit të përhapjes së koronavirusit, nga 12 maji xhamitë në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut janë hapur për besimtarët muslimanë nën masa të rrepta, përfshirë distancimin social dhe mbajtjen e maskave. Por, shkaku i orës policore që zbatohet në vend nga ora 19:00 deri në orën 05:00, besimtarët nuk kanë patur mundësi të kryejnë lutjet nëpër xhami.

Në Shqipëri, pavarësisht kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në disa qytete, në kuadër të masave kundër COVID-19, Nata e Kadrit ka mbledhur grupe të vogla të besimtarëve nëpër disa xhami të kryeqytetit Tiranë, por edhe të qyteteve të tjera të vendit për të falur namazin.

Në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë, një grup i besimtarëve kanë falur së bashku namazin e Natës së Kadrit, sipas protokollit të masave të vendosura në kushtet e pandemisë COVID-19. Në kushtet e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, pjesa dërrmuese e besimtarëve kanë falur namazin nëpër shtëpitë e tyre, por në disa qytete të Shqipërisë namazi është falur nëpër xhami.

Mustafa Pasha, xhami

Kujtojmë se që nga 18 maji, u vendos që të rifillojnë aktivitetet fetare në xhamitë e vendit, që u pezulluan prej më shumë se dy muaj, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, por kufizimi i lëvizjes së qytetarëve ka penguar faljen e namazit të Natës së Kadrit nëpër xhami.

Po ashtu edhe besimtarët në Kosovë nuk e kanë pritur Natën e Kadrit në xhami duke kryer lutjet si zakonisht, për shkak se xhamitë vazhdojnë të jenë të mbyllura në vend për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në afër 800 xhami sa ka në Kosovë, të cilat viteve të kaluara mbusheshin me besimtarë në netët si kjo, sonte ato janë hapur vetëm nga imamët e tyre sa për të thirrur ezanin e namazit të jacisë duke kryer faljen e namazit pa xhematë.

Xhami

Kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, sot më herët tha se “ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive”, teksa u shpreh optimist se situata epidemiologjike do të përmirësohet sa më parë, në mënyrë që të rihapen edhe xhamitë.

Natën e Kadrit apo natën e përcaktimit të fatit posaçërisht e bën të rëndësishëm fakti se në të ka filluar shpallja e Kur’anit në të cilën është përshkruar vlera e saj e vërtetë. Kjo natë, e cila sipas mësimeve islame është më e vlefshme se një mijë muaj, është quajtur kështu sepse besohet se këtë natë përcaktohen dhe shkruhen fatet e të gjitha krijesave të Zotit të Madhërishëm për vitin që vjen,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button