RMV, Gjykata publikoi rastet që do të shqyrtohen në 30-të ditët e ardhshme

Gjykata themelore penale – Shkup njoftoi se në 30 ditët e ardhshme do të shqyrton vetëm disa raste, ku dominojnë rastet me shkeljet e orës policore gjatë kohës së pandemisë dhe 39 rastet e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata themelore penale-Shkup informon se deri në informimin e radhës, në Gjykatën penale do të gjykohen vetëm lëndët ku një ose më shumë të akuzuar kanë masë paraburgimi ose burgim shtëpiak, lëndët nga neni 205 dhe 206 nga Kodi Penal të lidhura me rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe lëndët e lidhura me shkeljen e orës policore dhe masave tjera të Qeverisë së RMV-së për mbrojtjen nga përhapja e virusit Kovid-19, për të cilët është përgjegjës gjykata”, raportojnë nga Gjykata penale.

Gjykata sqaroi se do të shqyrtohen edhe lëndët urgjente për të cilat është kompetent këshillat penal. Kështu ajo publikoi listën e seancave të caktuara për 30 ditët, në të cilën janë edhe 39 rastet e paraburgimit.

“Palët që kanë ftesë me gojë ose me shkrim, janë të obliguar të vijnë në gjykimin e planifikuar, ndërsa palët nga gjithë rastet tjera që nuk janë në listën e publikuar, do të marrin ftesë shtesë për termin e radhës”, njoftojnë nga Gjykata.

Penalja përkujtoi qytetarët që të marrin maska dhe doreza kur të vijnë në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button