Trumpi e vlerëson Grenellin si shefin e Inteligjencës “më të mirë ndonjëherë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar Richard Grenellin teksa periudha e tij si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare po vjen drejt fundit, shkruan Koha.net.

Pasi që Komiteti i Senatit e avancoi republikanin John Ratcilffe si zëvendësues të Grenellit, Trumpi ka lavdëruar shefin në detyrë, që ishte pjesë e mbledhjes së kabinetit.

“Do të doja ta uroja Rick Grenellin për punën fantastike si ushtrues detyre – nuk mendoj se do të donit të ishit i përhershëm, andaj mendoj se jeni shumë i lumtur që keni qenë ushtrues detyre – por çfarë pune. Mendoj se do të mbeteni në histori si drejtori në detyrë më i mirë ndonjëherë, në çfarëdo pozite. Andaj shumë faleminderit Rick. Shumë faleminderit”, ka thënë Trump në këtë takim.

Grenelli, pos ushtruesit të detyrës së Shefit të Inteligjencës, është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button