fbpx

Mjerimi i spitalit të Kërçovës (FOTO)

Spitali i Kërçovës funksionon i shpërndarë në disa objekte të ndryshme, të ndara në reparte, disa prej të cilëve, janë të ndërtuar para se spitali të hapet dhe që, sipas të punësuarve, janë në kushte të mjerueshme.

Për Portalb, drejtori i spitalit, Lupçe Risteski, pranoi se kushtet në spitalin e Kërçovës nuk janë të mira. 


“Sa ju takon pjesë si reparti i sëmundjeve interne, reparti i gjinekologjisë, reparti i akusherisë, kanë kushte të kënaqshme, janë të vendosur në objekte pak më të reja dhe disponojnë me disa aparatura të reja dhe modern. Sa i takon pjesës së ambulancave, urgjencës, infektives dhe urologjia kanë kushte shumë larg të kënaqshmes, lirisht mund të them, kushte të këqija. Herë pas here kemi pasur donacioni dhe ndihma të ndryshme nga disa donator, me aq sa kanë mundur të ndihmojnë por nuk është e mjaftueshme. Spitali ka nevojë për kushte më të mira të cilat ne shpresojmë se do t’i kemi kur të transferohemi në objektin e ri” thotë Risteski.

Njoftimin për ndërtimin e objektit të ri që do të kushtojë rreth 3.7 milion euro, e bëri Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, gjatë vizitës së tij në Kërçovë në muajin prill të këtij viti dhe në këtë objekt planifikohet që të transferohen të gjitha repartet e spitalit të Kërçovës.

Ndërkaq, këto ditë vazhdon intervistimi i aplikuesëve për punësim në këtë spital që sipas Risteskit, në fillim të muajit gusht do të pranohen edhe 22 të punësuar, motra medicinale, akushere, infermiere etj.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close