Kovid-19 në Tetovë: Sot më shumë të shëruar se të infektuar, gjithsej 71 raste aktive

Në Tetovë me rrethinë sot ka pasur më shumë persona të shëruar se sa të infektuar nga virusi korona, edhe atë 15 janë regjistruar si të shëruar kurse tre raste të reja janë evidentuar sot në këtë rajon, me këtë numri i rasteve aktive aktualisht është 71, njofton Portalb.mk.

Sipas komunave ky numër është si vijon:

  • Komuna e Tetovës – 71 (5 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës – 47 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës – 10
  • Komuna e Bërvenicës – 12 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës – 4
  • dhe Komuna Zhelinës – 6 të infektuar (2 persona kanë ndërruar jetë)

Ndërkaq Fatmir Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë informoi se në periudhën 18-19 maj urdhrin për ndalesë të lëvizjes nuk e kanë respektuar 17 persona, edhe atë 7 nga Tetova kurse 10 nga Gostivar me çrast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Ai informon se sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 23 persona të rij të cilët në Tetovë në izolim me vendim nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor.

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ndaj 301 personave janë ndërmarrë masa, për mos mbajtje të maskave mbrojtëse.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 533 teste dhe janë regjistruar 22 raste të reja me virusin korona. Numri i pacientëve të shëruar është 1.351, të vdekurve 106, ndërkaq momentalisht në vend kemi 382 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button