fbpx

Grabitësit e maskuar si Salah arrestohen nga policia egjiptiane

Katër burra janë arrestuar në Kairo pasi kanë kryer grabitje duke mbajtur maska me pamjen e yllit të futbollit, Mohamed Salah, transmeton Koha.net.

Banda e armatosur është arrestuar derisa po tentonte të grabiste një shitore në rrugën Hassanein Heikal, në lagjen Nasr City, ka raportuar goal.com. Të gjithë katër grabitësit kanë mbuluar fytyrën e tyre duke përdorur maska me pamje të sulmuesit të Liverpoolit, që është superyll në vendin e tij, Egjipt.

Banda është përpjekur të largohet pasi forcat e sigurisë u afruan, por janë kapur nga autoritetet e sigurisë.

Salah është ylli më i madh sportiv në Egjipt. Është lojtari kyç i Egjiptit me 41 gola në 67 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button