Tubimet private janë rreziku më i madh për bartje të virusit korona, tha Filipçe

Rreziku më i madh për transmetimin e infeksionit janë tubimet private dhe festimet, tha sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo lloj tubim, transmeton Portalb.mk.

Filipçe tha se tubimet private janë arsyeja e rritjes së numrit të pacientëve me COVID-19 në periudhën e kaluar. Rritja e fundit është nga një ngjarje familjare në Çair, ku ka rreth 20 pacientë, dhe në Tetovë e rrethinë, ku Komisioni për sëmundje infektive ka përcaktuar që ekziston rrezik i rritur nga infeksioni dhe se nesër do të vizitojë specialisti i sëmundjeve infektive.

“Kishte një numër të madh të pacientëve tashmë të njohur në Tetovë, kështu që gjithçka është brenda atyre grupimeve dhe i lus qytetarët të përmbahen nga tubimet. Nuk mund të luftojmë vetë, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të luftojnë vetë. Masat duhet të respektohen, përndryshe do të kthehemi në fillim. “Betejën e parë e fituam, por lufta nuk ka mbaruar ende”, tha ministri

Sot, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 533 teste dhe janë regjistruar 22 raste të reja me virusin korona. Numri i pacientëve të shëruar është 1.351, të vdekurve 106, ndërkaq momentalisht në vend kemi 382 raste aktive.

Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar izolimin shtëpiak të të kthyerve nga vendet e huaja. Të gjithë personat që kthehen prej jashtë vendit, do të mbeten vetëm në karantinën shtetërore prej 14 ose 21 ditëve, ndërkaq më pas nuk do të jenë të obliguar që të qëndrojnë edhe në izolim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button