SPGPM është e neveritur nga sulmet, fyerjet dhe shpifjet ndaj gazetares Mirosllava Burns

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të Mediave (SPGPM) ka porositur se, thënë butë, ishin neveritur nga sulmet, fyerjet dhe shpifjet e postuara në portalin “DokazM.mk” kundër gazetares Miroslava Burns, përcjell Portalb.mk.

“Jemi të neveritur nga fjalori që është përdorur në tekstet e këtij portali, i cili as në variantin më të butë nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm në diskursin publik dhe ne jemi posaçërisht të neveritur nga fyerjet dhe shpifjet seksiste, madje edhe fyerjet që ndërhyjnë në jetën private të “cakut” të sulmit. Çdo lloj shpifje dhe fyerje e këtij lloji është e papranueshme dhe veçanërisht e papranueshme në debatin publik, përkatësisht kur ato paraqiten si reagim ndaj një teksti të përgatitur dhe realizuar profesionalisht nga kolegia jonë. Besojmë se duhet t’i jepet fund kohës kur ndaj fakteve dhe argumenteve përgjigjet vijnë në formë të skualifikimeve personale, e në këtë rast ajo është ngritur në nivel, jo të gjuhës “së rrugaçëve”, por me konstrukte monstruoze që nuk kanë fare të bëjnë me tekstin ndaj të cilit është reaguar”, thuhet në deklaratën e SPGPM.

Ata konsiderojnë  se ka ardhur koha dhe është e rëndësishme të tregohet solidaritet në një dënim të përgjithshëm dhe shoqëror ndaj kësaj mënyre të “polemizimit” pa argumente, ekskluzivisht me fyerje dhe shpifje monstruoze.

“E theksojmë këtë edhe nga aspekti që portali “DokazM”, siç mund të shihet në faqen e tij të internetit, mbështetet me reklama dhe njoftime reklamuese të kompanive tona të njohura. Në këtë mënyrë, rezulton se disa nga subjektet e rëndësishme të biznesit në Maqedoni mbështesin diskurs të tillë të debatit publik. Ne e mbështesim kolegen tonë Miroslava Burns dhe e inkurajojmë që të kërkojë satisfaksion në gjykatë” shtojnë nga SPGPM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button