Egjipt: kërkohet nga armata të mbajë sigurinë gjatë referendumit

Armata egjiptiane është urdhëruar që t’i “mbrojë institucionet qeveritare” para 15 dhjetorit, kur edhe është planifikuar të mbahet referendumi për kushtetutën e re të këtij vendi.

Urdhri i dhënë të dielën nga presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi i jep autoritet ushtrisë që t’i arrestoj civilët dhe urdhëron që ushtria të bashkëpunoj me policinë për “ruajtjen e rendit publik”.

Kjo masë u bë derisa priten më tepër protesta masive të opozitës për nesër, raportojnë mediat.

Opozita thotë se kushtetuta e re, që ishte hartuar nga islamistët aleatë të Morsit, dështon t’i mbrojë liritë fundamentale dhe se referendumi vetëm do t’i thelloj ndarjet.

Me qëllim të uljes së tensioneve, Morsi e ka anuluar dekretin e muajit të kaluar, i cili i jepte atij autoritet pothuajse të pakufizuar, por ka thënë se referendumi do të mbahet ashtu siç është planifikuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button