Ndryshime gjatë provimit për marrjen e patentë shoferit në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 55-të, vendosi që në pjesën e dytë të marrjes së patentë shoferit, përveç kandidatit të marrin pjesë vetëm edhe dy persona në ekipin testues, transmeton Portalb.mk.

Në provimin praktik në veturë do të marrin pjesë kryetari i Komisionit dhe testuesi i pjesës praktike. Ky Dekret me fuqi ligjore do të vlejë deri më 31 dhjetor të vitit 2020, pavarësisht sa do të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme.

Deri më tani kanë marrë pjesë 3 persona në ekipin për testimin e kandidatit gjatë marrjes së lejes.

Gjithashtu, gjatë kohës së provimit, vazhdimisht kemi video-regjistrim të provimit.

Ndryshe, në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar izolimin shtëpiak të të kthyerve nga vendet e huaja. Të gjithë personat që kthehen prej jashtë vendit, do të mbeten vetëm në karantinën shtetërore prej 14 ose 21 ditëve, ndërkaq më pas nuk do të jenë të obliguar që të qëndrojnë edhe në izolim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button