Kemi realizim të mirë të rekomandimeve të BE-së për masa dhe reforma ekonomike

Këtë vit, Maqedonia është ndër vendet e para në rajon për sa i përket rekomandimeve të Komisionit Evropian të Programit për reforma ekonomike për periudhën nga maji 2019 deri në janar 2020, të cilat kanë të bëjnë me masat e reformave për të forcuar stabilitetin financiar dhe krijimin e vendeve të punës, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ky është përfundimi i Dialogut ekonomik dhe financiar të rregullt, vjetor që sot u mbajt onlajn, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ku morën pjesë ministrja e financave Nina Angellovska dhe guvernatorja e Bankës popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Siç ka njoftuar Ministria e financave, ministrja Angellovska ka theksuar se zbatimi i reformave në drejtim të mbrojtjes sociale është i mirë, si dhe zbatimi i masës për garantimin e të rinjve, ndërsa po bëhen përpjekje për të adresuar problemin më të madh, ekonominë gri, për të cilën Ministria e financave ka përgatitur Plan aksionar. Është diskutuar trajtimi i krizës me Kovid-19 dhe shkëmbyen përvoja mbi masat afatshkurtra dhe afatmesme për t’u përballur me pasojat.

Guvernatori Anita Angellovska-Bezhoska ka vërë në pah realizimin e suksesshëm të qëllimeve monetare dhe reagimin e shpejtë të Bankës Kombëtare për zbutjen e efekteve të krizës me  koronën, dhe se ajo do të vazhdojë të punojë me zell për të zbatuar rekomandimet e Programit për reforma ekonomike për periudhën e ardhshme, të cilat lejojnë harmonizim më të shpejt me standardet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button